You are here
Home > Futboll Bota > Meha dhe e vërteta e largimit nga Shqipëria: Mori flakë nga De Biazi, nuk bëhej dot gjerman

Meha dhe e vërteta e largimit nga Shqipëria: Mori flakë nga De Biazi, nuk bëhej dot gjerman

Një nga futbollistët më të rrallë që kishte Shqipëria ne gjirin e saj, ishte padyshim Alban Meha. Gjuajtjet e këtij të fundit nga distanca ishin vërtet të hidhura, ndërsa kuqezinjtë nuk e kishin një të dytë si ai lojtar.

Ndjenja e përkatësisë dhe ajo kombëtare, gjithmonë ka qenë e larte tek ky lojtar, aqsa në shumë raste feston me shqiponjë, ndërsa nuk ngurron të hedh edhe foto me flamur shqiptar në rrjetet sociale. Por për të gjithë njerëzit, që ndoshta jane çuditur me largimin e tij, ne u risjellim edhe njëherë të vertetën.

Në intervistën e djeshme të dhënë për “Shqiperia.ch”, sqarohet edhe kjo temë nga ana e Altin Rrakllit, figurë legjendare e Kombëtares.

“Për Mehën kam pasur simpati të madhe, por rrjedha e karrierës së lojtarit varet nga shumë faktorë. Për aq kohë sa luajti me Shqipërinë, ai dha shumë për Kombëtaren. Më pas ndodhi ajo mosmarrveshje me De Biazin për lënien jashtë europianit. Ngelemi pak “shqiptar” në mentalitetin tonë, nuk bëhemi dot “gjerman” herët”, tha Rraklli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top