
Alban Meha është rikthyer atje ku e la më parë, në Gjermani për t’i mahnitur të gjithë me ekzekutimet e tij nga goditja e dënimit. Shpeshherë prek perfeksionin, aqsa largësia afrohet më shumë falë imagjinatës së shfrenuar të mesfushorit shqiptar.
Goditje nga ato që portieri kundërshtar e sheh të kotë të bëj përpjekjen më të vogël për të ndalur topin, pasi shpejtësia dhe harkimi që merr ky i fundit, të bllokon për të mos kryer asnjë veprim. Dy gola rradhazi ka arritur të shënoj Meha në këtë mënyrë për Elvsberg, duke e dërguar topin në rrjetë nga një distancë e largët.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, në golin e shënuar së fundmit ndaj Freiburg II, pa u nisur mirë Meha, kundërshtarët në murin mbrojtës po ulërsinin drejt portierit: “E ke në portë”.
Ashtu ndodhi, por portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë më, përveçse të nxirrte topin nga rrjeta. “Më ndodhte edhe në Bundesligë kjo gjë. Nëse unë e godas topin ashtu siç kërkoj, atëherë ai është në rrjetë”, u shpreh Meha për mediat gjermane. /Shqipëria.ch/
??⚽️??♂️ pic.twitter.com/UeXMzJo9Aw
— Alban Meha (@meha_alban) September 29, 2018