Mediat serbe vazhdojnë traditën e tyre dhe kur kanë ngelur edhe pak kohë nga nisja e Botërorit, fjala provokim ka nisur të shfaqet shpesh së fundmi tek to, duke e lidhur me futbollistët me origjinë shqiptare.
Serbia ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën në Botërorin e Rusisë dhe kjo do të jetë ndeshja e dytë që do të zhvillohet në grupin E. “Kurir” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këpucëve që do të luajë Shaqiri në takimet e Botërorit, teksa në njërën prej tyre do të gjendet flamuri i Zvicrës dhe te tjera ai i Kosovës. Sigurisht, e gjitha kjo nga serbët mund të komentohet vetëm me një fjalë: “Provokacija”. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/