You are here
Home > Futboll Bota > Mediat serbe gjejnë një armik të ri në Europë: Italianët! Për ta jemi vetëm“ciganë mu**”

Mediat serbe gjejnë një armik të ri në Europë: Italianët! Për ta jemi vetëm“ciganë mu**”

Tashmë nuk do të ketë vetëm “Provokacija” nga mediat serbe. Një armik i ri është gjetur në Europë. Këtë herë bëhet fjalë për italianët, ndërsa janë këta të fundit që me kore raciste, në jo pak raste kanë ofenduar futbollistët serbë.

Fillimisht do të ishte Milinkoviç-Saviç që do të quhej si “ciganë” nga vetë tifozët e Lacios. Për të vazhduar më pas me Kolarov, ndërsa së fundmi edhe Dusan Vahloviç, futbollisti që aktivizohet tek të rinjtë e Fiorentinës. Në takimin që e fundit që u zhvilluar ndaj Torinos U-19, tifozët e këtyre të fundit do e etiketonin sulmuesin serb si “ciganë”.

Të gjithën këtë situatë nuk mund ta anashkalojnë mediat serbe, të cilët kërkojnë më tepër llogari nga vetë italianët, por edhe marrjen e masave që raste të tilla të mos përsëriten: “Italianë, përsa kohë do të vazhdoni kështu? Milinkoviç-Saviç, Kolarov dhe tani ky rast, mesa duket për të gjithë në Itali qënkemi vetëm disa “Ciganë mu**”, shkruhet nga ana e “Kurir”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top