
“I thashë që ti e bëre tani këtë shaka dhe nuk do e provosh më herë tjetër. Mund të bëjmë shaka, të jemi miq bashkë, por mua mos më prek. Ai e kuptoi sesa larg kishte shkuar dhe tani jemi miq të mirë. Gjithsesi, unë nuk do e lejojë asnjëherë askënd që të kaloj kufirin”, ishte kjo deklarata e supozuar që Komnen Andriç kishte dhënë për median serbe ”Alo”. Sipas kësaj të fundit, afrimi më i ri i Dinamos së Zagrebit, ishte grindur menjëherë me Amir Rrahmanin për shkakun se ky i fundit i kishte përmendur Kosovën.
I menjëhershëm ishte reagimi i futbollistit në fjalë, që ka mohuar gjithçka është publikuar në mediat e vendit të tij. “Çdokush që njëherë të vetme në jetë ka folur me mua, e di që ato fjalë që kanë dalë në media unë nuk i kam thënë kurrë. Përshëndetje nga mua dhe Rrahmani”, ishte ky reagimi i sulmuesit serb në “Instagram”.
Megjithëse këto fjalë të publikuara nga “Alo” janë shpifje të ulëta dhe që nuk duheshin çuar ndërmend për t’u publikuar në këtë mënyrë, gjithçka merr kuptim kur kuptojmë prapambetjen e madhe të këtij vendi. Në Serbi gjithmonë është pjesa e supozuar si intelektuale, ajo që fut një frymë të keqe të pjesa tjetër e popullsisë, duke kërkuar konflikte për çështje që tashmë janë mbyllur, si edhe ajo e Kosovës. /Shqiperia.ch/