Nuk ka vend për asnjë surprizë të mundshme nga ana e Odise Roshit, sa i përket përmirësimit nga dëmtimi i pësuar.
Sipas mediave në Rusi,”raketa” shqiptare e ka humbur Ligën e Kombeve me Shqipërinë. Mesfushori i Kombëtares e ka thuajse të pamundur të kthehet përpara vitit 2019, pasi flitet për një dëmtim shumë serioz.
Kjo do të thotë se Roshi nuk ka mundësi për të ndihmuar Shqipërinë nëpërmjet Ligës së Kombeve, ndërsa nëse gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur, atëherë futbollisti shqiptar do të jetë gati për eliminatoret e Europianit. Për momentin ai ka nevojë për pushime nga fusha e blertë, që të rikthehet më i fortë. /Shqipëria.ch/