You are here
Home > Kombëtarja > Mediat pranë Njukasëll dalin kundër blerjes së Strakoshës: Do të ishte absurde!

Mediat pranë Njukasëll dalin kundër blerjes së Strakoshës: Do të ishte absurde!

Një spekullim i ri ka nisur në Itali dhe Angli që e lidhin Thomas Strakoshën me ekipin e Njukasëll. Këta të fundit kanë shfaqur interesimin për gardianin shqiptar, ndërsa janë pjesë e “Premier League”. Por te ambienti i skuadrës angleze në fjalë nuk e prisnin në mënyrën më të mirë lajmin për Strakoshën.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një portier të njohur dhe me të ardhme të madhe, te Njukasëll kanë të tjera probleme. “Newcastletoons” shkon edhe më tej, duke e quajtur si absurde interesimin për Strakoshën. Kjo pasi ekipi anglez ka nevojë për lojtarë në pozicione të tjera të fushës që të bëjnë diferencën, ndërsa edhe buxheti është i reduktuar.

E nëse marrëveshja me portierin e Shqipërisë do të mbyllej me sukses, atëherë kjo nuk do të ndodhte për më pak se 40 milionë euro. Sigurisht që kjo është një shifër shumë e madhe për Njukasëll dhe do të bënte që të mos kishte shumë afrime të tjera në pjesën e mbetur të merkatos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top