You are here
Home > Kryefaqja > Mediat italiane kërkojnë mendimin e Bogdanit për Kumbullën, ish-trajneri: Lojtari i shkëlqyer!

Mediat italiane kërkojnë mendimin e Bogdanit për Kumbullën, ish-trajneri: Lojtari i shkëlqyer!

Klubi i Napolit është shumë pranë transferimit të Marash Kumbullës. Vetëm detajet mbeten për t’u mbyllur me vetë lojtarin, pasi akordi i De Laurentis me skuadrën e Veronës është arritur. Ndërkohë mediat te Napoli pyesin Erjon Bogdanin për të pasur një mendim më të qartë për lojtarin që do të transferojnë. Përgjigja e ish-trajnerit të Shqipërisë U-19 që e ka stërvitur është e qartë;

“Tani jam kthyer nga Shqipëria dhe jam në Salerno me familjen time.  Kumbulla? E kam stërvitur për 2 sezone te Shqipëria U-19. Ai po luan shumë mirë në një kampionat aq të vështirë si Seria A. Lojtari i shkëlqyer dhe më mahnit mua pasi gjithmonë arrin te topi në kohën e duhur. Lëvizja për te Napoli është zgjedhje e goditur nga klubi. Kumbulla është i ri, mund të rritet, por luan si ekspert. Napoli po tregon vëmendje për talente të prespektivës dhe Kumbulla është një prej tyre”, ka thënë Bogdani.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top