
Gazeta torinize “TuttoSport” një një artikull për të rinjtë e talentua që luajnë në Seria A, i kanë kushtuar një hapsirë në faqen e tyre edhe Federik Veseli. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë shihet në sytë e italianëve si një lojtar me shumë talent. Edhe tek Empoli, drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjen e Veseli sezonin e kaluar në Seria B.
Me Kombëtaren mbrojtësi 25 vjeçar ka treguar se nuk është në formën e tij më të mirë megjithëse nuk i mungon dëshira dhe forca për të ndihmuar grupin. Veseli e mbylli sezonin me një lëndim, ndonëse tani dëmtimi është rikuperuar, ndihet një lojë e vakët e tij. Megjithatë në Itali kanë besim tek djaloshi kuqezi, të njejtën gjë duhet të bëjmë dhe ne, ndoshta dyfish më tepër./Shqipëria.ch/