You are here
Home > Kombëtarja > Mediat e kthyen në lojë fëmijësh, Jasir Asani nuk mund të lërë Shqipërinë për Maqedoninë

Mediat e kthyen në lojë fëmijësh, Jasir Asani nuk mund të lërë Shqipërinë për Maqedoninë

Lajmi që ka bërë bujë në mediat shqiptare gjatë ditës së djeshme, ishte ai i kalimit të Jasir Asanit nga Shqipëria për të mbërritur te Maqedonia e Veriut. Për një hipotezë të tillë, shërbyen fjalët e menaxherit të Asanit, Aleksandar Jovokv, pasi i drejtohej trajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë: “Igor Angelovski, ftohej Asanin në përfaqësuesen A, pasi i ke të dëmtuar Alioskin dhe Triçkovskin. E ke lojtarin më të mirë të Shqipërisë, me ekipin kampionat. Nëse nuk të mjaftohjnë edhe 8 gola me 7 asistet, nuk e di se kush mund të ftohet tjetër. Ta shohim sesa i ndershëm je”, ka thënë Jovokv.

Megjithatëse realisht nuk ekziston asnjë mundësinë që Asani të lërë kuqezinjtë, për t’iu bashkuar fqinjve. Kjo jo vetëm nisur nga dëshira e lojtarit, por edhe nga vetë procedurat. FIFA nuk e lejon një futbollist që të ndërrojë zgjedhjen e Kombëtares, më shumë se njëherë. Këtë gjë Asani e ka bërë, pasi la të rinjtë e Maqedonisë për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Të njëjtën situatë është duke e vuajtur edhe Loret Sadiku që nuk mund të luajë për Kosovën, pasi e ndërroi zgjedhjen e tij nga Suedia te Shqipëria. Për më tepër që në rastin e Asanit kthehet edhe në një lojë fëmijësh, pasi FIFA nuk mund të lejojë që lojtari i Partizanit të rindërrojë sërish vendimin e tij për t’iu bashkuar Maqedonisë, ndërsa më parë e bëri me Shqipërinë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top