You are here
Home > Futboll Bota > Mediat e dërguan te Kosova, Sejdiun e ndaloi vetëm…ushtria në Finlandë

Mediat e dërguan te Kosova, Sejdiun e ndaloi vetëm…ushtria në Finlandë

Arlind Sejdiu është një nga emrat më të përfolur në mediat e Kosovës së fundmi. Aktualisht mesfushori është pjesë e Kombëtares së Finladës U-18 dhe njëkohësisht i të rinjëve të Honkës. Sejdiu është vetëm 17 vjeç, teksa ka ende mundësi për të ndërruar Kombëtaren.

Për momentin ai nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë, pavarësisht dëshirës që mund të ekzistojë për të zgjedhur atdheun. Sipas prapaskenës së zbuluar së fundmi, arsyeja se pse Arlindi nuk është pjesë e dardanasve është se në rast se ai do të braktiste kombëtaren e grupmoshave të Finlandës, atëherë lojtarit i duhej të bënte ushtrinë për një periudhë prej 7 muajsh. Kjo është një praktikë që përdoret nga qeveria e vendit skandinav, ku mosha e lojtarit është favorizuese për të qënë pjesë e stërvitjes ushtarake të vendit.

Futbollisti 17-vjeçar do t’i duhet të presë akoma për të realizuar ëndrrën e tij, ku deri më tani ai po tregon se ka të gjithë potencialin e duhur për të qënë pjesë e dardanasve, sigurisht nëse e njëjta dëshirë do të rezistojë gjatë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top