You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mediat e dërgojnë te Kombëtarja, Trashi i Partizanit i gëzohet “Topit të Artë”

Mediat e dërgojnë te Kombëtarja, Trashi i Partizanit i gëzohet “Topit të Artë”

Si në çdo fundvit edhe këtë herë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ceremoninë mbyllëse të një viti futbollistik të lënë pas krahëve. Në këtë event ishin ftuar shumë figura të njohura të kampionatit shqiptar, por edhe të Kombëtares.

Atje u ndanë shumë çmime, ku më i spikaturi ishte padyshim çmimi i lojtarit më të mirë të “Superligës”, ai i “Topit të Artë”. Siç jemi mësuar që për këtë vlerësim votohet, edhe në Shqipëri kanë votuar 10 trajnerët dhe 10 kapitenët e Superligës. Topin e Artë për vitin 2018 e mori lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi. Mesfushori që këtë sezon nën drejtimin e Skënder Gegës po e shohim si mbrojtës të majtë, ka marrë shumë vlerësime të larta për atë çka ka treguar në fushën e blertë.

Pak kohë më parë në media u përfol për një grumbullim të mundshëm të tij tek Kombëtarja. Ndonëse nuk e arriti këtë gjë, lojtari më i mirë i vitit 2018, mund të themi se është një potencial i fuqishëm për t’u afruar tek skuadra e Panuçit. Deri atë herë, Trashi duhet të tregojë akoma më shumë se me të vërtetë e meriton të veshë fanelln kuqezi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top