
Menjëherë pas publikimit të listës së Panuçit për ndeshjet e rradhës të Kombëtares, kundër Jordanisë në miqësore dhe përballjen tjetër kundër Izraelit, të vlefshme për “Ligën e Kombeve”, nga mediat kosovare ka filluar të komentohet mbi grumbullimin e Kastriot Dërmakut.
Kastriot Dërmarku u përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës pas një mosmarrëveshje me trajnerin zvicerian të dardanëve, Shaland. Dërmaku luan në “Serina B” të kampionatit italian, me ekipin e Cosenza. Gazeta “Blic” shprehet se kuqezinjtë tashmë kanë mbetur pa lojtarë, aqsa marrin futbollistë të tillë, të lënë në një farë mënyrë nga “dardanët”. /Shqipëria.ch/