Niveli i treguar nga ana e Hysajt në kohët e fundit nuk ka qenë më i miri i mundshmi. Futbollisti shkodran nuk gjendet në momentin e tij më të mirë, por në drejtimin e Ançelotit, Napoli ka konkurrencë dhe futbollisti i Kombëtares nuk ka asgjë të sigurtë për vendin e titullarit.
Këtë herë është “Il Matino” e cila i përvishte Hysajt, duke i dhënë edhe vlerësimin më të keq për takimin e fundit ndaj Romës: “Ishte një mbrëmje horror për të. Në aksionin e golit të kundërshtarit, nuk ndërhyri dhe fjeti gjumë në mënyrë të pabesueshme. Pasimet e tij nuk shkuan te shokët e skuadrës, ndërsa mund të themi se nuk kishte një pasim të saktë të vetme nga ana e tij”, ishte përshkrimi që media italiane i bën Hysajt.
Megjithatë, mbrojtësi shqiptar e ka treguar gjithmonë sesa i rëndësishëm është për skuadrën e Napolit, ndërsa oshilacionet janë të pranishme për çdo futbollist që luan në nivelet më të larta të futbollit europian. /Shqiperia.ch/