You are here
Home > Futboll Bota > Me Veselin bëri “magji”, Ndoj zgjedh të njëjtin menaxher: Dorë e madhe, kthehet në Serinë A

Me Veselin bëri “magji”, Ndoj zgjedh të njëjtin menaxher: Dorë e madhe, kthehet në Serinë A

Një nga lojtarët shqiptarë që ka një rëndesi të veçantë tek klubi ku luan, është edhe Emanuele Ndoj. Mesfushori prej më shumë se dy vitesh është pjesë e skuadrës së Breshias, e cila është pjesë e kampionatit italian të “Seria B”.

Këtë sezon legjionari i Kombëtares është kthyer në një lojtar kryesor tek skuadra italiane e Breshias, ku po e ndihmon shumë këtë ekip që të rikthehet në në elitën e futbollit italian. Së fundmi lojtari në fjalë ka arritur të shënojë në minutat shtesë, për t’i dhënë skuadrës tre pikët e merituara në atë fitore me rezultat 3-2 ndaj Cremonese.

Ndoj e ka ndërruar menaxherin e tij, duke i besuar Xhuifredit që ka në zotërim edhe Hysajn me Veselin. Në një intervistë dhënë së fundmi për mediat italiane, menaxheri shprehet se e ka marrë Ndojin, pasi sheh një potencial të madh.

“Emanuele Ndoj po përpiqet t’i japë Breshias një dorë të madhe për t’u rikthyer në Seria A. Ai ka një rendimnet tepër të lartë me të kaltërit dhe një potencial tepër të madh”, u shpreh menaxheri i Ndojit.

Mesfushori kuqezi, është vetëm 22 vjeç, ku me lojën që po zhvillon tek skuadra italiane e Breshias, ka mundur të fitojë edhe fanellën e Kombëtares. Ndonëse është ende i ri, Emanuele po tregon që mund të ketë një të ardhme premtuese, madje duke ecur me këto ritme, nën menaxhimin e të famshmit Xhuifredi, nuk do të jetë çudi që ta shohim në ndonjë skuadër më të madhe nga ç’është aktualisht.

Si fakt për këtë shërben ajo lëvizje e Veselit, që nga Lugano arriti të kalonte në elitën e futbollit italian dhe kjo sigurisht që nuk mund të jetë pak. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top