
Në prag të ndeshjeve së rradhës në kampionatin gjerman, Milot Rashica ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin e Werderit, Kohfeld.
Pavarësisht se tema kryesore ishte ekipi gjerman, mendja e futbollistit shqiptar ishte te Kosova. Menjëherë Rashica u shpreh se ky nivel i treguar është i mirë më së shumti, duke parë kalendarin e përfaqësueses, që në mars zbret për kualifikueset e Europianit. Së fundmi ky futbollist ka arritur të shënoj dy gola me skuadrën gjermane.
“Unë jam shumë i lumtur për veten sepse është e rëndësishme edhe për përfaqësuesen. Në muajin tjetër do të kemi një ndeshje me të. Kur vazhdoj në këto ritme te Werderi, nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, njësoj do të përfundoj nëpër gazeta, si këtu(në Gjermani).
Nuk mund të them se jam ylli i madh i Kosovës, por ata e dinë sesi unë e kam nisur për të mbërritur deri këtu dhe prandaj më kanë përkrahur shumë e janë krenarë. Kam ndierë disa shqetësime në ndeshjet e fundit, por tani ndihem më mirë dhe po shoh përpara”, u shpreh Rashica. /Shqiperia.ch/