You are here
Home > Kombëtarja > Me të njohur edhe ndaj Izraelit, përcaktohet gjyqtari për takimin e Kombëtares

Me të njohur edhe ndaj Izraelit, përcaktohet gjyqtari për takimin e Kombëtares

Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme përballë Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një takim shumë delikat do të jetë ky për kuqezinjtë, që duhet të fitojnë, për të rritur shpresat e një kualifikimi të mundshëm nga grupet.

UEFA ka përcaktuar arbitrin e kësaj ndeshje, teksa do të jetë një emër i njohur për tifozët shqiptarë, por edhe për Panuçin. Flasim për bashkëkombasin e tij, Paolo Maxoleni, që nuk është hera e parë që drejton Kombëtaren.

Gjyqtari italian ka drejtuar një ndeshje tonën, atëherë kur ne humbisnim në miqësore ndaj Ukrainës me rezultatin 1-3, pak para se të shkonim në Europianin e Francës. Padyshim flitet për një nga arbitrat më të mirë në Itali, ndërsa ky është edhe një moment krenarie disi, pasi në kohët e fundit Shqipërinë gjithmonë e arbitrojnë emra të njohur, ndryshe nga më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top