
Sa shumë lartë që do të ishte Edgar Çani aktualisht, nëse gjithçka do të merrte rrjedhën e duhur për karrierën e tij që nisi në majat më të larta. Tani jemi në momentin që diskutohet si sukses fakti se sulmuesi shqiptar ka ardhur nga pankina, për të shënuar në takimin e Serisë C mes Vibonese-Francavilla të përfunduar me rezultatin 5-0.
Shumë vite më parë gjendej në Serinë A, ndërsa tani aktivizohet në atë C. Vetëm kaq mjafton për të treguar sesa shumë gjëra ishin për t’u rregulluar në punën e këtij lojtari, që mund t’i merrte kohës, shumë më tepër.
Tashmë jemi në një moment të tillë, aqsa sulmuesi i Viboneses, Nicolas Bubas të arrijë deri atje sa të shprehet se ishte më shumë i kënaqur për golin e Çanit, sesa për realizimet e tij. Pavarësisht se duhet ta ketë rival për një vend titullari, Bubas shprehet: “Unë në fakt jam më shumë i lumtur për golin e Edgar Çanit, sepse për dy golat e mi”, duke shkaktuar të qeshura në konferencën për shtyp. /Shqiperia.ch/