
Teksa kemi hyrë në merkaton e verës, kjo periudhë është e nxehtë për lojtarët shqiptarë. Deri tani më shumë se për pjesën e transferimeve, vjen për aspektin personal. Kështu është Elseid Hysaj që do të martohet në Shkodër, duke i dhënë fund beqarisë.
Pak ditë më parë do të ishte Arbër Zeneli që do të merrte një “PO” nga e dashura e tij, për t’i dhënë fund së njëjtës çështje. Në orët e fundit është edhe Taulant Xhaka, që ashtu si lojtari i Kosovës, ka marrë pohimin e së fejuarës, për të zyrtarizuar përfundimisht lidhjen.
Të gjitha këto raste, përbëjnë më shumë bujë se transferimet e ndodhura deri tani nga lojtarët shqiptarë. Mesa duket, kjo është vera e gëzimeve në aspektin personal për ta, sesa për karrierën… /Shqiperia.ch/