
Elvis Rexhbecaj është një nga talentet shqiptarë më premtues sa i përket së ardhmes, teksa shumë hapësirë i është duke i dhënë klubi i Wolsburgut këtij lojtari.
Në ndeshjen ndaj Mainzit, Rexhebecaj ka luajtur nga minuta e parë, ndërsa në takimin e sotëm ndaj Mounchenglabad, është aktivizuar në pjesën e dytë. Mesfushori 20-vjeçar ende nuk e ka zgjedhur përfaqësuesen e tij, ndërsa në garë janë Kosova, Shqipëria dhe Gjermani.
Në një intervistë për mediat gjermane, Rexhbecaj ka folur paksa për aventurën e tij te Wolfsburgu: ”Unë mendoj se kam bërë një hap të madh duke nisur nga sezoni i kaluar. Në fillim më konsideronin si një zog të vogël në këtë skuadër, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe futbollistët e skuadrës më shohin ndryshe”, ka thënë Rexhbecaj. /Shqipëria.ch/