You are here
Home > Futboll Bota > Me rrogë fëmijësh, trajneri në Rumani tallet me Kabashin: Kam marrë Elvis Preslin!

Me rrogë fëmijësh, trajneri në Rumani tallet me Kabashin: Kam marrë Elvis Preslin!

Elvis Kabashi, njeriu i “famshëm” që la Shqipërinë me një letër lamtumire dhe është në pritje të përjetshme të ftesës nga ana e Italisë, përfundoi te Dinamo e Bukureshtit. Pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij, pasi ishte pa ekip, mesfushori e gjeti një hapësirë në Rumani.

Por gjërat nuk janë të thjeshta, sidomos kur bëhet fjalë për një trajner si Mircea Rednic. Naser Aliji do e merrte besimin e trajnerit në ditët e fundit, atëherë kur të gjithë e shihnin si të larguar mbrojtësin shqiptar. Për të mos folur pastaj për Kabashin, që me CV e tij, nuk të garanton për asgjë.

Gjithsesi, Rednic është treguar bujar deri diku me Kabashin. Ky i fundit do të jetë për tre muaj në provë te skuadra rumune, ndërsa ka për qëllim të bind trajnerin e Dinamos së Bukureshtit gjatë kësaj periudhe. Me humor në konferencën e shtypit, Rednic e ka tepruar disi me krahasimin: “Kemi marrë Elvis Preslin në skuadër”, ka thënë trajneri, duke iu referuar Kabashit.

Por ky lojtar do të paguhet me një rrogë fëmijësh për këto muaj, ose për të qënë më të saktë, pak më shumë sesa grupmoshat e vogla. Rreth 2000 euro në muaj do të përfitoj Kabashi, gjatë periudhës së provës te Dinamos së Bukureshtit, shifër kjo e cila jepet vetëm te lojtarët që nuk janë pjesë e ekipit të parë të kësaj skuadre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top