You are here
Home > Kombëtarja > Me rëndësi dukja para botës, Igli Tare: Imazhi i shqiptarëve? Po na e bëni të vështirë punën

Me rëndësi dukja para botës, Igli Tare: Imazhi i shqiptarëve? Po na e bëni të vështirë punën

Igli Tare është një tjetër rast suksesi dhe krenarie, e shqiptarëve që jo vetëm ia ka dalë në Europë, por janë kthyer edhe në një faktor ndikues të rëndësishëm. Së fundmi, drejtori sportiv i Lacios, në një intervistë për “Porta a Porta”, ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit të Shqipëri.

Aspak lidhje nuk ka situata në fjalë me sportin, por shumë me figurën e Shqipërisë. Kështu, Igli Tare shfryn për protestat e fundit të qytetarëve shqiptarë sa i përket qeverisjes së vendit, duke u shprehur se kjo ia vështirëson punën në pastrimin e imazhit të Shqipërisë.

“Ajo që po ndodh në vendin tonë kohët e fundit është diçka që, sidomos për ne që jemi larg nga populli ynë, është e rëndësishme për imazhin që japim. Ne përpiqemi të bëjmë pjesën tonë këtu, jashtë vendit dhe presim të njëjtën gjë nga njerëzit e vendit tone, që të jenë shumë të përgjegjshëm. Rritja që është bërë në vitet e fundit ka qenë shumë e rëndësishme dhe për këtë, ne duhet të japim një sinjal të fortë për të gjithë botën e kësaj rritjeje.

Kam lexuar intervistën e një artisti shqiptar(Saimir Pirgu) pak ditë më parë i cili tha, duke iu referuar një prej protestave që ndodhën, kur një gomë makine u dogj para parlamentit: “Kërkon 200 koncerte për të pastruar imazhin e vendit tonë në Europë”’. Dhe të njëjtën gjë e mendoj shumë edhe unë.

Ne duhet të jemi shumë përgjegjës sepse ne jemi një komb që ka vuajtur kaq shumë, njerëzit tanë me të vërtetë meritojnë diçka të mirë. Ne jemi një vend në rritje dhe problemet që duhet t’i zgjidhim në shtëpi, por me përgjegjësi të madhe”, u shpreh Tare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top