You are here
Home > Kryefaqja > “Më ofenduan fenë”! Shqiponja tregon incidentin, u përlesh jashtë kafazit pasi mundi MekGregorin

“Më ofenduan fenë”! Shqiponja tregon incidentin, u përlesh jashtë kafazit pasi mundi MekGregorin

Nurmagomedov do i tregonte vendin MekGregorit, duke e mposhtur në duelin brenda ringut dhe duke u shpallur mbreti i UFC në duelin e mbyllur përpara pak orësh.

Një incident i përmasave të mëdha do të ishte ai në fundin e ndeshjes, teksa “shqiponja”, ashtu siç thirret boksieri rus, do të dilte nga kafazi për t’u përleshur me pjestarët e stafit të MekGregorit. Tashmë Nurmagomedov ka shpjeguar gjithë ngjarjen e ndodhur, duke kërkuar falje dhe duke u shprehur se e gjitha ajo që ndodhi, ishte për shkak të ofendimit drejt fesë dhe vendit të tij.

“Nuk mund të them se ajo që tregova ishte ana imë më e mirë, por më shanë fenë time islame, vendin dhe babanë tim. Flasim për një sport të respektueshëm, jo për të folur broçkulla. Këtu nuk preket feja dhe kombi, pasi për mua ato janë të rëndësishme”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top