You are here
Home > Kombëtarja > Më në fund Sadiku! Sa shumë e vuan Kombëtarja, sulmuesi stërvitet për rikthimin

Më në fund Sadiku! Sa shumë e vuan Kombëtarja, sulmuesi stërvitet për rikthimin

Armando Sadiku duket se i ka dhënë fund mungesës së gjatë nga demtimi i rëndë që mori disa muaj më parë. Bomberi i Kombëtares duket se është rikthyer të vrapojë pas një kohe shumë të gjatë, ku në profilin e tij të “Instagram”, sulmuesi kuqezi ka publikuar një foto ndërsa duket i qeshur dhe i gatshëm për fazën e rikuperimit të plotë.

Më në fund Armando Sadiku e ka lënë pas këtë demtim të rëndë dhe shumë shpejt do ta shohim në fushën e blertë. Kujtojmë  që kohë më parë bomberi elbasanas, mori një demtim të rëndë në gjurin e tij, i cili e la jashtë legjionarin për një kohë relativisht të gjatë.

Më në fund lajme të mira po vijnë për Panuçin, teksa dita ditaës legjinarët e tij po i kthehen dhe të gatshëm për tiu bashkuar kuqezinjve në sfidat e rradhës. Sadiku është pjesë e klubit spanjoll të Levantes që prej janarit të këtij viti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top