
Pas një kohe të gjatë mungese të Eros Grezdës në Skoci, është pikërisht momenti kur futbollisti shqiptar merr edhe njëherë vëmendjen. Një dëmtim në momentin më të keq të mundshëm, ia vështirësoi edhe më tepër punën këtij lojtari me skuadrën e Gerrard.
Tashmë pas shumë kohësh, Grezda është shfaqur në listën e Rangersit për takimin ndaj Kilmarnok. Tifozët e ekipit të njohur skocez, kanë ende shumë dyshime sa i përket aftësive që zotëron. Në prag të dy ndeshjeve të Shqipërisë, ku Grezda ishte i ftuar në listën e Panuçit, një rikthim në fushën e blertë i shërben edhe kuqezinjve. /Shqiperia.ch/