Një nga cilësitë më negative që na shoqëron ne shqiptarëve, është fakti se gjithmonë e përdorim krahasimin me të tjerët, megjithëse flasim për kushte dhe rrethana të tjera, por asnjëherë nuk bëjmë një krahasim me veteveten, për të kuptuar se nga e kemi nisur dhe ku jemi.
Stadiumi i ri, “Arena Kombëtare” po merr formë, me ose pa kullë, ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Nëse nuk do të bëhej, atëherë kërkesat dhe ankesat do të ishin të shumta, për të ndërtuar një arenë të re, e tani që ajo vjen, të shumta janë kritikat mbi projektin dhe mënyrën e së ndërtuarit të stadiumit të ri.
FSHF ka publikuar ditën e sotme disa imazhe nga “Arena Kombëtare”, e cila e ka marrë formën e saj dhe pritet që të jetë shumë shpejt gati për të mirëpritur një ndeshje të nivelit të lartë. /Shqipëria.ch/