You are here
Home > Kombëtarja > Më në fund! Ka lajme të mira, Arena Kombëtare po merr formë

Më në fund! Ka lajme të mira, Arena Kombëtare po merr formë

Një nga cilësitë më negative që na shoqëron ne shqiptarëve, është fakti se gjithmonë e përdorim krahasimin me të tjerët, megjithëse flasim për kushte dhe rrethana të tjera, por asnjëherë nuk bëjmë një krahasim me veteveten, për të kuptuar se nga e kemi nisur dhe ku jemi.

Stadiumi i ri, “Arena Kombëtare” po merr formë, me ose pa kullë, ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Nëse nuk do të bëhej, atëherë kërkesat dhe ankesat do të ishin të shumta, për të ndërtuar një arenë të re, e tani që ajo vjen, të shumta janë kritikat mbi projektin dhe mënyrën e së ndërtuarit të stadiumit të ri.

FSHF ka publikuar ditën e sotme disa imazhe nga “Arena Kombëtare”, e cila e ka marrë formën e saj dhe pritet që të jetë shumë shpejt gati për të mirëpritur një ndeshje të nivelit të lartë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top