
Eros Grezda është rikthyer të shënojë gol dhe këtë herë ndaj Lokomotivës së Moskës. Këtu nuk po flasim për ekipet e dyta apo të rinjëve, siç ishim mësuar më herët kur sulmuesi shqiptar luante tek të rinjtë e Rangersit.
Tashmë është rikthyer te Osijeku, klubi që e bëri të njohur dhe ku shënonte rregullisht. Pjesa e parë është mbyllur mes skuadrës kroate dhe Lokomotivës së Moskës, në shifrat 2-0. Goli i parë ka ardhur në minutën e 17 të takimit nga Eros Grezda, që në 10 metra distancë me portierin, nuk e ka pasur të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Futbollisti shqiptar ka bërë një hap pas në karrierën e tij, por shpreson se Osijeku do ta rikthehej edhe njëherë në qendër të vëmendjes.