You are here
Home > Futboll Bota > Më në fund! De Biazi gjen strehë dhe vendos kushte, trajneri gati për Serinë A

Më në fund! De Biazi gjen strehë dhe vendos kushte, trajneri gati për Serinë A

De Biasi është një nga trajnerët italian më të përfolur kohët e fundit. Shkak për këtë është se shpeshherë, emri i tij është lakuar në mediat italiane për të marrë drejtimin e një skuadre.

Tashmë sipas tyre, raportohet se ish trajneri i Shqipërisë, aktualisht është në tratativa për të marrë stolin drjetues të skuadrës së Frozinones. Kjo e fundit mori në disfatë ditën e djeshme në shtëpinë e saj kundër skuadrës së Sasuolos me rezultatin 0-2. Pas kësaj humbje, nga mediat italiane janë të sigurta që trajneri aktual i Frozinones do shkarkohet dhe për këtë gjë pritet vetëm zyrtarizimi.

Si zëvendësues të tij tek skuadra e Seris A, pritet të jetë pikërisht Xhani De Biasi, teksa raportohet se ka patur takim me drejtuesit e këtij klubi për të vendosur kontratën. Sipas “tg24.info” thuhet se kjo tratativ ka mbetur ende pezull, për shkak të disa kushteve që i ka vendosur ish trajneri i Kombëtares, ekipt të Frozinones.

Çdo gjë mbetet për t’u parë, nëse De Basi do të arrij të vendos një marrveshje me këtë skuadër, për t’u rikthyer të bëjë sërish trajnerin, por tanimë jo në një Kombëtare, por tek një klub italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top