“Vëllai im martohet kur të luajmë me Shqipërinë, por unë do të vij me ju”, ishte ky vendimi që mori mbrojtësi i Izraelit, Habashi, përpara se të mbërrinte në “Elbasan Arena”.
Një ditë shumë e rëndësishme për familjen e tij, por futbollisti izraelit nuk ishte në dyshime për asnjë moment, kushtet në të cilat vinte kjo situatë ia detyronte këtë gjë. Nga njëra anë ishin pikë të rëndësishme në lojë ndaj Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër ishte debutimi i trajnerit të ri, Hercog.
Sidomos pas disa dëmtimeve te Izraeli, largimi i Habashit nuk do të ishte një zgjedhje shumë e zgjuar, pasi mund të ndikonte në projektet e së ardhmes që ka trajneri i ri. Megjithatë, duke parë lojën e bërë ndaj Shqipërisë nga ana e lojtarit 23-vjeçar, atëherë do të ishte më mirë që mos e kishte “sakrifikuar” ditën më të rëndësishme të vëllait të tij. /Shqipëria.ch/