
Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm, për të luajtur me fanellën e Veronës. Thuajse gjithçka është mbyllur dhe për çështje orësh do të vijë edhe zyrtarizimi. Në mediat italiane thuhet se Rrahmani është nisur drejt klubit të ri, atje ku do të kryej edhe testet e fundit.
Më parë ishte Standard Liege që kishte arritur marrëveshjen për të bindur ekipin e Dinamos së Zagrebit, që të kishte të drejtën e kartonit të këtij futbollisti. Por dëshira e Rrahamanit bëri që të largohej kjo pistë, ndërsa do t’i shtohet numrit të lartë të lojtarëve shqiptarë në elitën e Italisë. Madje në skuadrën e re do të gjej edhe mbrojtësin tjetër shqiptar, Marash Kumbullën. /Shqiperia.ch/