You are here
Home > Futboll Bota > Më keq nuk mund të shkonte! Grezda e ka të vështirë, zëvendësuesi i tij ishte “heroi”

Më keq nuk mund të shkonte! Grezda e ka të vështirë, zëvendësuesi i tij ishte “heroi”

Rangersi ka marrë një fitore të vështirë në ditën e sotme, duke ia dalë ndaj St Mirren me rezultatin 0-2. Goli i avantazhit ka ardhur në minutën e 80, ndërsa heroi i takimit ishte Candelas, njeriu që zëvendësoi Eros Grezdën. Trajneri i Rangersit, Gerrard, si asnjëherë më parë vendosi që të aktivizonte futbollistin shqiptar nga minuta e parë.

Megjithatë ambientimi i Grezdës në Skoci, kërkon kohën e tij dhe kjo u pa qartësisht në ditën e sotme. Në pjesën e parë, kishte shumë ndërhyrje të ashpra ndaj tij, ndërsa ulërimat e Grezdës që shtrihej shpeshherë në tokë për të kërkuar një faull, dëgjoheshin në gjithë stadiumin, por jo nga gjyqtari i takimit.

Në kushte të tilla, legjenda e njohur angleze e futbollit, vendosi të largonte shqiptarin dhe në vend të tij aktivizoi Candelas. Do të ishte pikërisht ky i fundit heroi i takimit, pasi do të shënonte në minutën e 80 golin e avantazhit për Rangersin, përpara se gjithçka të mbyllej në minutat e fundit të takimit, për të mbërritur në golin e dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top