You are here
Home > Kombëtarja > Më keq nuk mund të kishte! Gol e asist i anuluar, pastaj karton i kuq për Keidi Baren

Më keq nuk mund të kishte! Gol e asist i anuluar, pastaj karton i kuq për Keidi Baren

Malaga është duke barazuar pa gola ndaj Las Palmasit, në një takim me shumë vlerë në kampionatin spanjoll, ndërsa vendasit shihen si një nga pretendentët kryesor për të kaluar në “La Liga”. Por për të mbërritur deri këtu, pikët nuk duhet të lihen në të tilla raste.

Keidi Bare pas 4 ndeshjeve rradhazi fantastike, është përballur me një mbrëmje të errët. Një gol do t’i anulohej në fillimin e pjesës së parë për pozicion jashtë loje, për të vazhduar me një asist të shkuar dëm po brenda 45 minutave të para. Krosimi i mesfushorit shqiptar do të përfundonte në rrjetë pas gjuajtjes së Adrian, por gjyqtarët do të shpreheshin se topi fillimisht kishte dalë nga vija gjatë krosimit.

Në pjesën e parë Bare e mori edhe një karton të verdhë, ndërsa këtë e përsëriti edhe në të dytën. Nuk i besonte syve për vendimin e arbitrit, por gjithsesi futbollisti i është drejtuar dhomave të zhveshjes përpara kohe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top