
Një nga sulmuesit shqiptar më në formë të momentit është pikërisht Rei Manaj. Aktualisht është pjesë e Albasetes, ku me këta të fundit duket se po rigjen formën e tij më të mirë. Pak ditë më parë ai pësoi një goditje tepër të frikshme, teksa për pak çaste humbi dhe ndjenjat në fushën e lojës.
Nga goditja që mori u mendua se do të kishte një dëmtim serioz dhe do të mungonte për një kohë të gjatë në fushat e lojës, por historia rezulton ndryshe. Menjëherë pas raportit të mjekëve, Rei Manaj do të jetë në dispozicion të trajnerit të Albacetes që në ndeshjet e rradhës.
“Më jepni një maskë”, kjo ishte dëshira e sulmuesit shqiptar, që bën sakrificën e rradhës, pas përkushtimit të madh që tregoi para Granadas. Ai u paraqit në stërvitje i vetëm dhe dy ditë para të tjerëve, ndërsa shokët e ekipit ishin duke festuar për fundvitin.
Sulmuesi i Kombëtares është kthyer në një lojar deçisiz tek klubi spanjoll i Albacetes, ku këta të fundit këtë sezon janë një potencal i fuqishëm për t’u rikthyer në elitën e kampionatit spanjoll. Deri në këtë fazë të kampuonait, Manaj ka mundur të realizojë plot 5 gola në 12 sfida të luajtuara. /Shqiperia.ch/