
Në vendin e Greqisë aspak mikëpritës për shqiptarët, merr pjesë në futbollin e kampionatit të pavarur të Athinës edhe një ekip shqiptar. Bëhet fjalë për Apolonia Athina, e cila me presidentin Petrit Selmanin dhe gjithë menaxhuesin e kësaj pune kolosale, Bernard Veliu, bën që në Greqi të përfaqësohen edhe ngjyrat kuqezi.
Madje kjo frymë e madhe patriotizmi i futet edhe lojtarëve të huaj që veshin këtë fanellë. Kjo ka ndodhur edhe me egjiptianin Metxat Moxament, i lindur dhe rritur në Greqi. Mbrojtësi 21-vjeçar ka kualitete të mëdha dhe shquhej për shpejtësinë e tij. Sa herë që do të kishte një ndeshje derbi, nga ana e tij kishte vetëm një kërkesë: “Më jepni atë fanellën me ngjyrën kuqezi, e dua për derbin”. Ndërsa në rastet kur të tjerët e pyesnin për prejardhjen e tij, shprehej thjeshtë: “Jam nga Gjirokastra”. Një lojtar për t’u veçuar ishte nga Apolonia e Athinës, ndërsa do t’i bënte punë edhe ekipeve shqiptare, pasi jo vetëm që ka kualitete, por jep zemrën në fushë. /Shqiperia.ch/