Teksa pritet që Kosova të luajë me Azerbajxhanin në transfertë, futbollisti më i mirë i saj, Milot Rashica ka marrë një vlerësim të madh nga “Budesliga”.
Goli i realizuar nga ana e mesfushorit të Verderit, është shpallur si më i miri në kampionatin gjerman për javën që sapo lamë pas. Në minutën e fundit të ndeshjes, do të ishte Rashica që me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit, do të festonte golin e fitores për Verderin ndaj Frankfurtit, për të dërguar shifrat në 1-2.
Tashmë Rashica do të kërkojë edhe golin e parë me përfaqësuesen në këtë moment të mirë që po kalon, teksa ka 12 ndeshje që nuk e arrin me Kosovën. /Shqipëria.ch/