
Me Elseid Hysajn është bërë disi “baltë” sa i përket merkatos, aqsa nga mediat italiane, angleze dhe spanjolle së fundmi, është bërë një konfuzion i madh. E vetmja gjë që nuk mund të kuptohet në lidhje me shkodranin, është e ardhmja e tij.
Nga një largim në janar, te një transferim i mundshëm në qershor, për mbrojtësin e Kombëtares flitet dhe luhet në të gjitha anët, aqsa së fundmi është hedhur edhe ideja e një transferimi te Atletiko e Madridit. Nuk kanë kaluar dhe shumë orë, teksa vetë drejtuesit e spanjollëve do i mohonin nisjet e tratativave.
Ndërkohë që Hysaj vazhdon stërvitjen te Napoli, Kulibali ka postuar një foto me shkodranin, duke shkëputur parrullën e “Tomi&Jerry”: “Miq dhe armiq”. /Shqiperia.ch/