You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Me Elmasin i doli “Bingo”, Fenerbaçe e ka seriozisht edhe me talentin e Shqipërisë

Me Elmasin i doli “Bingo”, Fenerbaçe e ka seriozisht edhe me talentin e Shqipërisë

Fenerbaçe po kërkon me ngulm shërbimet e talentit të Shqipërisë U-21, Omar Imeri, që luan me Shkëndijën. Ky nuk është vetëm një thashethem i rëndomtë në merkaton e verës, por ka baza reale të interesimit sa i përket gjigandëve turq.

Në mediat turke vazhdojnë të qarkullimin lajmet për mbylljen e marrëveshjes, me Fenerbaçen që i kanë rënë në sy paraqitjet e Imerit me Shqipërinë. Faktikisht kjo skuadër nuk po kalon një periudhë të mirë financiare dhe në planin e ri, kërkon të bëj gjetje me talentet e reja, që pastaj mund të shiten për vlera të mëdha.

Kjo ndodhi edhe me lojtarin Eljif Elmas, që është me origjinë shqiptare, por përfaqëson Maqedoninë e Veriut. Mesfushori 19-vjeçar po kërkohet tashmë nga ekipet më të mira në Europë dhe vlera e kartoni i ka shkuar në 20 milionë euro, pas super sezonit të zhvilluar në Turqi, ndërsa u mor nga Rabotniçki. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top