You are here
Home > Futboll Bota > Me duart dhe këmbët e Zotit, Strakosha është për…sekondën e fundit!

Me duart dhe këmbët e Zotit, Strakosha është për…sekondën e fundit!

Gjithmonë e njëjta histori, me këmbë ose me duar, Strakosha do të shpëtojë Lacion në sekondën e fundit të takimit.

E ka bërë aq herë në kampionat, ndërsa këtë herë e përsërit ndaj Marsejës në “Europa League”. Gjatë gjithë takimit kishte pak punë për gardianin shqiptar, i cili e pësoi një gol në atë humbje me rezultatin 2-1, ndërsa disa minuta para pritjes vendimtare, kishte bërë një dalje të pastudiuar duke i rrezikuar jo pak fitoren ekipit italian.

Për të mbërritur në sekondat e fundit, ku pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë, do të ishte Marusiç që do të ndërlikonte gjithçka për të dërguar topin në portën e tij. Strakosha e kishte kryer hedhjen e tij, por e ka gjetur mënyrën dhe e ka larguar topin me këmbë për të shpëtuar Lacion, në një rast ku ka vendosur jo pak edhe instikti. Gjithmonë në sekondën dhe minutën e fundit, si një ëngjëll mbrojtës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top