
Mateo Pesina ka marrë vëmendjen e gjithë mediave të njohura italiane pas paraqitjes së fundit te Atalanta. Shoku i skuadrës së Berat Gjimshitit, ka postuar në rrjetet sociale se i është rikthyer stërvitjes dhe punës për sezonin e ardhshëm: “Më në fund u rikthyem”, shkruajti në “Instagram” lojtari italian.
Deri këtu gjithçka është normale, derisa shihet me vëmendje çanta që mban me vete mesfushori. Me logon e madhe të “Pornhub”, faqes më të madhe të filmave për të rritur në botë. Madje si për të kompletuar të gjithën këtë, në çantë gjendeshin edhe firmat e personazheve më të njohura të kësaj faqe, ku veçohet Miha Khalifa, Karlee Gray dhe Alexis Texas. Ky detaj është bërë viral menjëherë, ndërsa edhe shitjet për këtë çantë që kushton vetëm 39 euro, u shtuan së tepërmi brenda pak orësh. /Shqiperia.ch/