
Xhani De Biazi është me pranë ekipit Kombëtar,Armenisë, të cilën e mposhti me Shqipërinë, teksa bëri edhe historinë gjatë arritjes në Europian. Në ditet e fundit Armenia është në tratativë për të marrë në kombëtaren e saj ish trajnerin tonë, Giani De Biassi. Italiani duket se po vazhdon tratativat për të arritur një marrveshje me Federatën armene.
Ditën e sotme flitet se De Biasi ka udhëtuar në Armeni për t’i dhënë fund spekulimeve të shumta dhe për të përfunduar marrëveshjen. Pak vite më parë ishte Armenia e cila u mund nga Shqipëria e De Biasit, teksa në atë ndeshje italiani arriti kualifikimi për ne “Euro2016” me Kombëtaren Shqiptare, për herë të parë në historinë e kombit tonë.
Në diten e sotme është folur shumë për një kontratë zyrtare që pritet të ndodhë mes armenëvë dhe italianit De Biassi. Duket se çdo gjë tani është vetëm në dorë të kohës. Sipas gjasave, misterin do të kemi mundësi ta shohim edhe një herë duke drejtuar një ekip kombëtar, por jo më tonën, siç jemi mësuar, por Armenin. /Shqipëria.ch/