You are here
Home > Futboll Bota > McLeish nën presion, mund të “fluturojë” nëse nuk kalon Shqipërinë

McLeish nën presion, mund të “fluturojë” nëse nuk kalon Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares së Skocisë ka mbi supe një presion psikologjik të madhë përballë Shqipërisë së Panuçit. Veterani McLeish në tre ndeshjet e fundit ka pësuar humbje befasuese, ndërsa e fundit është edhe më e thella në 45 vitet e fundit, 4-0 ndaj Belgjikës. Në kampin skocez mundohen të krijojnë një situatë të qetë ndonëse ndikimi është prezent.

Të njejtën taktikë si Panuçi po përdoë edhe skocezi për të mos shfaqur në mënyrë të dukshme pasigurinë e tij. Shqipëria duket detyrim për McLeish, në të kundër mund të ketë lëvizje në stolin e ishullorëve. Në një intervistë dhënë për mediat vendase McLeish totë se nuk shqetësohet se u mposht nga Belgjika pasi ajo është vendi i tretë në botë. Mediat shkruajnë se McLeish këtë herë nuk do të ndikojë humbja me Belgjikës në besimin e lojtarëve të tij.

“Unë sinqerisht besoj se lojtarët janë gati,” tha ai. “Ne folëm pas ndeshjes. Ne kemi thënë që duhet të përqendrohemi dhe tu japim focë këmbëve tona. Do të bëjmë mirë ndaj Shqipërise”./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top