
90+4′ Mbyllet gjithçka. Shqipëria e sheh veten jashtë “Euro 2020. Mëkat!
90′ Shënon Turqia. 1-0! Strakosha bën njëdalje të gabuar duke mos u kuptuar me Ismajli. Ka festë pë turqit.
88′ Manaj mund të ishte heroi i mbrëmjes. Sërish tenton goditje të rrezikshme por i vëmendshëm portieri. Pesë raste për shënim.
83′ Balaj në fsuhë. Largohet Cikalleshi.
82′ Joooo! Manaj i vetëm përballë portierit por nuk ruan dot ekulibrin. Sulmesi na mohon dy gola të pastër shënimi.
76′ Duartë në kokë! Roshi e nxjerr Manajn me portën e boshatisur por sulmuesi lushnjar as që e prek topin. Rasti më i pastër për gol nga kuqezinjtë.
73′ Largohet kapiteni Memushaj, në lojë Abrashi. Shiriti shkon në krahun e Odise Roshit.
72′ Rikthehet presioni i turqëve. Ndihet lodhje tek Kombëtarja jonë. Cikalleshi ndërkohë shpërdoron një mundësi të mirë duke idal topi jashtë kontrollit.
69′ Goditje e rrezikshme nga Calhanoglu por Strakosha vetëm sa e shoqëron topin me sy teksa del jashtë vijës fundore.
64′ Veseli shpëton zonën nga një sulm mjaft i rrezikshëm iturqëve. Shqipëria mbetet në lojë.
62′ Kundërsulmi i Memushaj thyehet nga mesfusha turke. Arbitri vijon lojën pas rrëzimit të vlonjatit.
56′ Reja kërkon shpërthimin e Roshit për të gjetur golin, del nga loja Lenjani. Sulmuesi fieraku pozicionohet në krahun e majtë.
54 ‘Në nxemje, Balaj, Abrashi dhe Roshi. Fieraku bëhet gati për tu hedhur në fushë
51’ Shqipëria sulmon me shtatë lojtarë dhe mbrohet me dhjetë. Strategjia e Rejës po funksionon. Të pafat kuqezinjtë.
49′ Çfarë mundësie pë Memushaj. Rei Manaj i nxjerr një krosim perfekt porr mwesfushori vlonjat nuk e merr si duhet duke humbur mundësinë për të qenë i vetëm me portierin.
48′ Turqia rrezikon në portën e Strakoshës. enton sulmet e menjëhershme në kërkim të golit.
46′ Gynesh kryen zvendësim në mbrojtje, kërkon përforcime në këtë pjesë të dytë. Reja mbetet me të njejtët.
45+4′ Mbyllet e para. Lojë mjaft e mirë për tanët. Turqit nën presionin e kohës nuk rrespektojnë lojën e pastër. Mjaft mirë dhe Ismajli në mbrojtje së bashku me Dërmakun. Nërkohë Reja nuk i beson dot veprimeve të arbitrit në mungesën e faullve për tanët.
49’Rrezikojmë me goditje standarte. Mert pret gjuajtjen e rrufeshme të Manaj duke u zbutur nga një devijim.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
43′ Muungon sërish “Fair Play” për të dytën herë. Cikalleshi mbetet i shtrirë në tokë.
42′ Rrezik në zonën e Stakoshës. Gjimshiti paston gjithçka duke larguar topin.
41′ Bllokohen hapsirat në mesfushën e kuqezinjëve. Turqit mundohen të kthejnë topin mbrapa duke qarkulluar mes njeri-tjetrit.
36′ Memushaj ekzekuton një goditje dënimi me një krosim në zonë. Manaj mundohet me kokë por i vëmendshëm portieri turk për të ndërhyrë në kohë.
27′ Trajneri i Turqisë qendron i menduar duke parë rezistencën e kuqezinjëve. Në nxehmje hedhë tre lojtarë. Cikalleshi i papërmbajtshëm. I del nga planet edhe trajnerit Gynesh.
25′ Bllokohet kombëtarja e Turqisë, mesfusha kuqezi funksiono mjaft mirë. Në ndihmë edhe Cikalleshi nga sulmi.
21′ Bare rrëzohet në zonë, arbitri lejon avantazhin e lojës. Protestojnë tanët.
20′ Luan mirë Kombëtarja jonë me aksione të qeta.
15′ Frymëmarrje për tanët. Luan qetë Shqipëria ndonëse turqit sulmojnë shpejt.
12′ Memushaj bëhet i treti i ndëshkuar me të verdhë në pak minuta. Me herët Bare dhe Dërmaku do të ndëshkoheshin pë ndërhyrje të gabuar.
10′ Turqia mban “premtimin”. Luan ashpër në minutat e para sipas porosive të trajnerit.
7′ Rifillon ndeshja pa probleme.
6′ Tensione mes lojtarëve, turqit nuk lejojnë “Fair Play”. Faulli ndaj Dërmakut shkakton përleshje fizike mes lojtarëve.
5′ Goditje dënimi por pa prbleme, largon mbrojtja.
2′ Rast i rrezikshëm nga Kombëtarja turke. Tosun triblon disa herë Gjimshitin duke përfituar hapësirën e nevojshme për të goditur. Fatmirësisht topi shkon jashtë.
1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin vendasit. Drithërimë e papërshkrueshme për himinin e Shqipërisë.
Para ndeshjes
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 kundër Turqisë në transfertë, në një ndeshje që pritet të vendosë shumë për të dyja ekipet. Kuqezinjtë kërkojnë 3 pikët për t’a mbajtur ende të hapur derën që i lejon të kalojnë në grupet e Euro 2020, ndërsa turqit duan pikët e radhës për të forcuar akoma më shumë pozitat e tyre në grupin H dh eta bëjnë më të lehtë rrugën për në Euro 2020.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë ka dalë edhe formacioni zyrtar i kuqezinjëve, i publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s që mund ta shihni edhe më poshtë: