
90+5′ Mbyllet gjithçka në “Elbasan Arena”. Shqipëria e Bushit arrin fitoren e parë në grup ndaj Kosovës. Një fitore e luftuar aq shumë ndaj një ekipi si dardanët që ishin mjaft të mirë në mbrojte por edhe nga krahët me anë të Kastratit. Shqipëri U21 2-1 Kosovë U21!
88′ Gool! Shënon Baftiu me kokë nga goditja e këndit. Prekazi dëshiron të largohet me pikë nga Elbasani. Rindizet sfida.
81′ Gool! Shënon golin e dytë Shqipëria me anë të Muçollit. Mesfushori tenton disa herë duke dërguar më pas topin në rrjet me një goditje fantastike. Nuk lëviz Bushi duke kërkuar qetësi te lojtarët. Shqipëri U21 2-0 Kosovë U21!
75′ Gool! Shënon Shqipëria U21 me anë të Tafaj. Mbrojtësi gjendet në zonë pas një goditje dënimi duke shtyrë topin lehtësisht në portën e dardanve. Ka festë tek kuqezinjtë. Shqipëri U21 1-0 Kosovë U21!
69′ Mjaft mirë Bajrami me triblime dhe pasime të pastëra. Luhet në mesfushë tashmë.
67′ E gjashta goditje nga këndi për Kosovën por pa rrezikuar. Tërhiqet Shqipëria në lojën e saj duke mos shtyrë përpara.
63′ Sërish zëvendësime për Bushin. Në lojë i riu Ndrecka që zë vendin e Pëllumbit. Largohet Zejnullahu duke i lënë vend Shehut. Bushi kërkon energji të reja për të arritur rezultat.
60′ Zvendësime edhe te kuqezinjtë. Bushi largon kapitenin Kallaku me duartrokitje për të hedhur në fushë Mucollin. Shqipëri U21 0-0 Kosovë U21!
57′ Kosova bën zvendësimin e parë. Del nga loja Daku, në vendin e tij Mustafi.
55′ Nuk ka ritëm loje. Ekipet shëkëmbejnë vetëm.. faule
50′ Minuta të qeta në këtë pjesë të dytë për dy ekipet. Nuk ka ritëm dhe presion para portës.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”. Shqipëri U21 0-0 Kosovë U21!
43′ Karton të verdhë pë Cokajn dhe Dakun për shkak të tensioneve të krijuara.
42′ Ka tensione në fushë mes lojtarëve. Kosova nuk respekton Fair Play pas dëmtimit të Brojës dhe Kallakut. Kuqezinjtë kërkojnë një lojë më me respekt.
39′ Broja e ka të tijin tashmë krahun e majtë. Sulmesi triblon dardanët dhe dhuron një top fantastik në qendër por Xhixha nuk përfiton duke e dërguar topin në duart e portierit.
36′ Rrezikon edhe Kallaku me goditje nga jashtë zone. Mesfushori i Teutës bën mjaft mirë deri në këto minuta.
34′ Zgjohen dardanët me anë të Lirim Kastratit. Rasti i sulmuesit kalon mbi traun e portës.
32′ Kallaku po luan një lojë akrobatike duke tribluar me finte për të tretën herë. Shpërdoron Mala nga një goditje jashtë zone.
30′ Sërish Armando Broja për tentativën e katërt në këto 30 minuta lojë. I pafat suluesi kuqezi.
26′ Nga krahu i majtë Broja është një raketë e vërtetë por mbrojtja dardane është në formë mjaft të mirë për të bllokuar çdo aksion të rrezikshëm.
24′ Stoli kuqezi nën vëmendje totale. Gjithkush pret minuta në këtë takim.
21′ Çfarë mundësie!! Broja jep një pasim perfekt në qendër por Xhixhës i humbet topi mes këmbëve. Shqipëri U21 0-0 Kosovë U21!
18′ Mundohen të gjejnë hapsira dy ekipet por ka vend edhe për gabime në zotërimin e topit.
15′ Ulet pak ritmi i lojës. tregohet kujdes nga të dy ekipet duke mos lejuar hapsira boshe të cilat mund të rezultojnë me rrezik.
12′ I rrezikshëm Broja përpara portës por mbyllin dardanët mjaft mirë. Kundërsulme të njëpasnjëshme nga dy ekipet në këto minuta.
8′ Xhixha tenton rofeshatën por i pasaktë. Vijojnë rrjetat e paprekura në “Elbasan Arena”.
6′ Kundërpërgjigjet Shqipëria me Xhixhën dhe Brojën. Me pas tenton edhe Cokaj.
5′ Rasti i parë i rezikshëm nga Kosova. Mbyll mbrojtja kuqezi. Nën tension trajneri Bushi.
1′ Nis takimi vëllazëror.
Përpara ndeshjes
Shqipëria dhe Kosova U-21 do të kenë një përballje të veçantë në orën 19:00. Një ndeshje vëllazërore, por të dyja ekipet kërkojnë tre pikët pasi takimi është i vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
Sa i përket formacionit titullar, është publikuar vetëm para pak minutash te UEFA. Kështu Bushi ka vendosur t’i besojë Armando Brojës nga minuta e parë. Gjithashtu do të ketë vend edhe për një debutues në listë, Cokajt nga Lokomotiva e Zagrebit. Ndërsa nga krahu tjetër, do të jetë sulmuesi kryesor i Kosovës ai i Kukësit, Mirlind Daku. /Sport Ekspres/