You are here
Home > Kombëtarja > Mbush 20-vjeç! Arritja e madhe e Kumbullës, e feston datëlindjen kundër Ronaldos

Mbush 20-vjeç! Arritja e madhe e Kumbullës, e feston datëlindjen kundër Ronaldos

Marash Kumbulla ka bërë një hap të madh në karrierë, duke i ngjitur shkallët brenda një kohe fare të shkurtër. Nga një lojtar që nuk përfshihej në skuadrën e Veronës kur gjendeshin në Serinë B, tek i pazëvendësueshmi që është në elitën e futbollit italian.

Vetëm një shans ka mjaftuar nga ana e trajnerit Juric, ndërsa mbrojtësi shqiptar po e shpërblen besimin në mënyrën më të mirë. Kumbulla po kërkohet nga skuadrat më të mira në Europë dhe nga të gjitha kampionatet, të cilat e dëshirojnë ta marrin në skuadër.

Në ditën e sotme, ky futbollist feston datëlindjen e tij. E kush do ta mendonte se 20 vjetorin do ta festonte përballë Kristiano Ronaldos? Epo sot do të ndodhë një gjë e tillë. Verona do të luajë në mbrëmje përballë bardhezinjve dhe Kumbulla do të gjendet në fushë. Një dhuratë si 20-vjeç me një fitore përballë Juventusit, do të ishte më e bukura e ëndërruar

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top