You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësi shqiptar që nxorri bllof edhe trajnerin, kërcënon Turqinë: Jemi aq të fortë sa të fitojmë!

Mbrojtësi shqiptar që nxorri bllof edhe trajnerin, kërcënon Turqinë: Jemi aq të fortë sa të fitojmë!

Ndeshjet e një niveli të lartë që ka realizuar me Hajdukun e Splitit, por edhe goli i fundit i shënuar ndaj Lokomotivës së Zagrebit ka bërë që Ardian Ismajli të bëj jehonë në Kroaci. Tashmë besimi është kthyer sërish tek ky lojtar, që ka përjetuar jo pak vështirësi.

Asnjëherë për fajin e tij, e shumë për të tjerët. Fillimisht do të ishte trajneri Zeljko Kopic që nuk e shihte si të denjë Ismajlin për ekipin e parë, duke e lënë në stol. Koha e tregoi se kush po gabonte, duke e nxjerrë trajnerin Kopic bllof me zgjedhjen e tij. Zoran Vulic fillimisht dhe Sinica Orescanina tani, e kanë mbrojtësin shqiptar gjithmonë si zgjedhje të parë.

Besimi po shpërblehet në mënyrën më të mirë dhe këtë e tregon niveli në fushë. “24.sata.hr” shkruan për futbollistin e Shqipërisë që ka fituar gjithë duartrokitjet e publikut në Kroaci. Ndërkohë Ismajli ka prekur edhe temën e Kombëtares, përtej klubit:

“Ne duhet të mbajmë  paksa distancën me Dinamon e Zagrebit dhe pastaj të masim forcën me ta. Kur kemi tifozët tanë, Torcidan, shkojmë me 12 lojarë në fushë. Panuçi më kërkoi t’i bashkohesha Shqipërisë dhe mua më pëlqeu një gjë e tillë. Kam luajtur mirë, tani kërkoj vendin e titullarit. Kemi një grup të vështirë në kualifikime, presim Turqinë brenda, por mendoj se jemi aq të fortë sa për të fituar”, u shpreh Ismajli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top