You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësi shqiptar nuk e përballoi presionin e Arsenalit, më i dobti në fushë

Mbrojtësi shqiptar nuk e përballoi presionin e Arsenalit, më i dobti në fushë

Vorskla Poltava është ekipi ku luan qëndërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Ardin Dallku. Ekipi i tij u mund nga Arsenali mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-2, sfidë kjo e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa Ligë”

Në notat e lojtarëve të skuadrës ukrainase për këtë takim, Ardin Dallku është cilësuar me notën më të dobet të ekipit të tij, sa i përket aspektit të mbrojtjes. Qendërmbrojtësi dardanas, ka bërë një paraqitje shume zhgënjyese kundër londinezve të Arsenalit, megjithëse ka gjithmonë besimin e trajnerit të tij.

Gjithashtu mbrojtësi i Kosovës, nuk ishte i grumbulluar nga trajneri Shaland, në sfidat që patën dardanët në muajin shtator. Trajneri zvicerian u kritikua nga opinionistë të ndryshem për mos grumbullimin e Dallkut.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top