You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësi serb fajëson Strakoshën për golin që i shënoi: E pashë që kishte shkuar keq!

Mbrojtësi serb fajëson Strakoshën për golin që i shënoi: E pashë që kishte shkuar keq!

Roma ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 në ditën e djeshme ndaj Lacios, në një derbi i cili ishte i zjarrtë duke filluar nga minuta e parë.

Megjithatë historia e tij, u vendos disi nga goli i mbrojtësit serb të Romës, Kolarov, teksa me një goditje dënimi precize, arriti t’i jepte avantazhin skuadrës së tij. Trajneri i Lacios ia hodhi fajin në këtë rast murit mbrojtës, por Kolarov në një prononcim të dhënë për “Il Messaggero”, ndan një tjetër mendim:

“Unë e pashë që Strakosha kishte shkuar keq në krahasim me murin mbrojtës dhe prandaj e gjuajta topin në atë mënyrë. Ne duhet të provojmë që jemi një skuadër së bashku dhe kjo na bën serioz në punën tonë”, ka thënë Kolarov. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top