You are here
Home > Kryefaqja > Mbrojtësi italian i Lacios për Strakoshën: Mund të bëheshim edhe modelë

Mbrojtësi italian i Lacios për Strakoshën: Mund të bëheshim edhe modelë

Ditën e djeshme skuadra e Lacios ka marrë një fitore me vlerë në transfertë përballë skuadrës së Interit, teksa arritën të mposhtnin zikaltërit me rezultatin 0 me 1. Me këtë tirumf lacialët mbajnë akoma gjallë shpresat e tyre për të arritur objektivin kryesor në këtë sezon, i cili është vendi i katërt në tabelën e renditjes që do të thotë pjesmarrje në  Champions League.

Nga kjo ndeshje më të spikaturi nga kampi i Lacios ishin gardiani kuqezi, Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Françesko Acerbi. Të dy këta morën lëvdata për paraqitjen e lartë që treguan në këtë sfidë, ku ndihmuan ekipin e tyre për të marrë tri pikë shumë me vlera. Pikërisht për këtë performancë të tyre, mbrojtësi ka dhe një dedikim të veçantë për shokun e tij të skuadrës, Strakoshën, teksa në një postim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, ka postuar një foto me mbishkrimin se ai bashkë me Thomasin shumë mirë mund të bëheshin modelë, por vendosën që të luanin futboll.

Ky koment disi gazmor nga mbrojtësi ku në një mënyrë tjetër ka dashur të komplimentojë modelin e flokëve të tyre dhe nga krahu tjetër duke vënë në qendër të vëmendjes atë ç’ka dhanë dje në fushën e lojës.

Me fitoren që mori skuadra e Lacios tashmë e sheh veten vetëm tre pikë nga vendi i katër duke llogaritur edhe që kanë një ndeshje më pak dhe mundësia për të arritur objektivin e tyre sezonal, është më pranë se kurrë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top