You are here
Home > Kombëtarja > Mbrojtësi i Kombëtares rikthehet në Greqi, Mihaj është një më tepër

Mbrojtësi i Kombëtares rikthehet në Greqi, Mihaj është një më tepër

Më në fund lajme të mira vijnë për italianin që drejton Kombëtaren, Kristian Panuçin. Raportohet nga mediat greke se Enea Mihaj do të rikthehet në fushën e blertë, menjëherë në fillimin e muajti janar, pas atij dëmtimi që pësoi me Shqiperinë.

Përveç Mihajt, në skuadrat respektive, është njoftuar gjithashtu edhe për rikthimin e mungesave të mëdha që kanë patur kuqezinjtë kohët e fundit. Bëhet fjalë pikërisht për Abrashin, Sadikun dhe Roshin. Përsa i përket Abrashit dhe Sadikut, janë rikthyer të stërviten me grupin, pas një kohe shumë të gjatë, ku dëmtimet i lanë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër Roshi ka statruar një fazë rikuperimi tepër të vrullshëm, ku me mesfushorin kuqezin po merren veçanërisht mjekët e skuadrës italiane, Juventus. Mesa duket festat e fundvitit, Panuçi do t’i kalojë në qetësi duke parë titullarët e tij të rikuperohen dhe më në fund të jenë në dispozicionin. Me këto ritme, muaji mars vjen shpejt dhe eleminatoret e Europianit, Kristian Panuçi mund të fërkojë duart pasi mund të ketë të gjithë grupin të gatshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top